Napoli në dorë të Manchester Cityt

Futboll

Napoli në dorë të Manchester Cityt

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 19:29

Shakhtar Donetsk-it i mjafton një pikë për të shkuar më tej, ndërsa Napoli është në dorë të Manchester Cityt. Në rast se Shakhtar pëson humbje nga Manchester Cityt dhe Napoli triumfon në udhëtim ndaj Feyenoordit, atëherë napolitanët avancojnë në të tetën e finales. Napoli rezultatin e ndërsjellë e ka më të mirë se Shakhtari, ngase në Donetsk-i kishte humbë me 2:1, por në “San Paolo” ka fituar me 3:0. Por e keqja për napolitanët është se Shakhtar ka tri pikë më shumë dhe kjo ia minimizon shumë shpresat për kualifikim! 

City kryeson me 15 pikë në grupin F, pasojnë Shakhtar (9), Napoli (6) dhe Feyenoordi (0). City shkon me komoditet për në Ukrainë, por me synime që të mbetet i pamposhtur në grup, megjithatë tërë vëmendjen e ka për të dielën e fundjavës, ku luajnë në Old Trafford me Manchester Utd, në derbin e madh anglez.

Shakhtar i duhet vetëm një pikë për të prerë biletën për të tetën e finales, kurse Napoli lutet në humbjen e skuadrës ukrainase dhe të vazhdojnë më tej. Pak shpresa për Napolin, por që shpreson në mrekulli.  

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat