Dorëzohet Klopp

Futboll

Dorëzohet Klopp

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 19:37
Klopp

Barcelona është vënë në gjurmim të yllit 25-vjeçar të Liverpool, Philippe Coutinho, që nga momenti kur Neymar u largua në drejtim të PSG. Të kuqtë e Liverpool kanë refuzuar deri tani tre oferta për yllin e çmuar të tyre, duke u treguar të prerë se nuk e shesin brazilianin, ndërkohë sot, trajneri Klopp deklaroi se Coutinho mund të largohet nga klubi me çeljen e merkatos së janarit. I pyetur në lidhje me të ardhmen e Coutinho, Klopp deklaroi: “Nuk mendoj për atë as për një sekond. Nuk jam i pasigurtë, nuk jam i sigurtë. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në janar”.

Transferimi i brazilianit do të ishte një humbje e rëndë për Klopp. Coutinho kaloi një verë pasigurie nëse do të qëndronte apo do të largohej, dhe në fund mbeti i mërzitur e zhgënjyer kur transferimi në Nou Camp nuk u materializua. Gjithsesi ai u tërhoq, duke rifituar ekuilibrat, me disa performanca spektakolare për të dëshmuar se saga e papërfunduar nuk e ka demoralizuar atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat