Gareth Bale mund të transferohet te United për rreth 70 milionë euro

Futboll

Gareth Bale mund të transferohet te United për rreth 70 milionë euro

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 23:03
Gareth Bale

Transferimi i Gareth Bale se Real Madridit në Manchester United, tashmë nuk është mision i pamundshëm, raportojnë mediat britanike

Klubi “mbretëror” duket se është ngopur nga lëndimet e uellsianit, dhe largimin i tij nga ‘Bernabeu’ është opsion i hapur. Ish-ylli i Tottenhamit, prej kohësh është i lidhur me kalimin tek Manchester United. Trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho verën e kaluar tentoi ta blejë uellsianin, por lojtari ishte i vendosur të qëndrojë tek ‘Los Blancos’.

Megjithatë, thuhet se tekniku portugez nuk ka hequr dorë nga Bale, madje Mourinho nuk e përjashton mundësinë që lojtari të vesh fanellën e Unitedit qysh nga muaji janar. Transferimi i uellsianit në “Old Trafford” raportohet se do të kap shifrën rreth 70 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat