Klub plot klas, Real Madrid letër futbollistit të Championship

Futboll

Klub plot klas, Real Madrid letër futbollistit të Championship

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 23:33
Duncan Watmore

Sulmuesi i Sunderland, Duncan Watmore vuajti një dëmtim të kroçiatit të gjurit gjatë muajit të kaluar dhe do të duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Por pavarësisht se ndodhet mijëra milje larg, kjo gjë nuk e ndali klubin plot klas të Real Madrid për të mësuar për dëmtimin e tij. Watmore kishte luajtur vetëm gjashtë ndeshje që pas rikthimit të tij nga një tjetër dëmtim në të njëjtin gju, që e kishte mbajtur jashtë fushave për një periudhë të gjatë 10 mujore.

Ndaj, drejtuesit e Real vendosën që të ngrejnë lart moralin dhe shpritin luftarak të futbollistit që do të duhet të përballet me një tjetër rehabilitim të gjatë, duke i nisur një letër speciale. Një fotografi e letrës është postuar në “Twitter” nga babai i Duncan, Ian, i cili shkruante: “Duncan shkoi në seancën e rehabilitimit sot, kur gjeti këtë letër që priste për atë. Sa klas që tregon kjo nga Real Madrid. Tani shpresoj që ata të fitojnë sërish Champions League!”.

Letra e firmosur me shkrim dore nga vetë Butragueno dhe e dërguar në “Stadiumin e Dritave” të Sunderland lexonte: “I dashur Duncan, në emër të presidentit tonë, Florentino Perez dhe të atyre që punojnë për Real Madrid, do të donim të urojmë ty një rekuperim të shpejtë dhe të lehtë nga dëmtimi në gju. Me urimet më të mira, Emilio Butragueno, Drejtor i Marrëdhënieve Institucionale”. Një gjest ky që ka pushtuar rrjetet sociale, ndërkohë që tifozët e Sunderland nuk kanë reshtur mesazhet e tyre, të frikësuar nga interesimi i Real Madrid për futbollisitn e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat