Simeone: Eleminimi nuk është fundi i epokës

Futboll

Simeone: Eleminimi nuk është fundi i epokës

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 09:35
Diego Simeone

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka këmbëngulur se eleminimi nga Liga e Kampionëve nuk është fundi i epokës, por një fillim i ri.

Atletico u eleminua nga faza e grupeve për herë të parë nën dretjimin e Simeones kur të martën barazoi me Chelsean në Stamford Bridgen dhe Roma mposhti Qarabagun në shtëpi.

“Dhemb pa dyshim sepse futbolli di të jetë i mrekullueshëm”.

“Ne jemi eleminuar pasi morëm më shumë pikë ndaj top ekipit se sa ndaj ekipit të fundit në tabelë. Nuk do të kërkojmë arsyetime, por do të marrim përgjegjësi”.

“Ndeshja ndaj Qarabagut ku qëlluam portën 10 herë pa shënuar, është vështirë për t’u sqaruar”.

“Fundi i një epoke? Jo, është e kundërta, kjo ka hapur një sfidë të re për entuziazmin tonë që të vazhdojmë luftën. Gjithçka e keqe është e mirë për ne”, u shpreh Simeone.

Atletico barazoi dy herë me Qarabagun dhe kjo i ka bërë më së shumti dëm klubit spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat