Shqipëria mëson kundërshtarët

Futboll

Shqipëria mëson kundërshtarët

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 10:52
Grupet

Kombëtarja e Shqipërisë U-17 e drejtuar nga trajneri Mustedanagiç, ka njohur sot kundërshtaret e saj në grup për fazën kualifikuese të Europianit U-17, për edicionin 2018-2019, por njëherësh do të jetë  përsëri edhe organizatore e një tjetër raundi eliminator.

Në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, Shqipëria bën pjesë në Grupin 8 dhe do të luajë kundër Republikës Çeke, Norvegjisë dhe Azerbajxhanit.Takimet e grupit të 8-të, do të zhvillohen në vendin tonë nga data 23 deri në datë 29 tetor 2018. Kështu, pas edicioneve të tetorit të këtij viti, UEFA i beson Shqipërisë sërish një tjetër organizim eventi, për moshën U-17.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat