Crotone pa trajner

Futboll

Crotone pa trajner

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 10:56
Davide Nicola

Davide Nicola ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme si trajner i Crotones. Vendimi i papritur erdhi pas përplasjes me drejtuesit në përfundim të ndeshjes së humbur me Udinesen, që ishte e katërta radhazi mes Serisë A dhe Kupës së Italisë.

Mbyllet në këtë moment aventura e Nicolas në krye të kalabrezëve, 7 muaj pas mbijetesës historike mes më të mirave të futbollit italian. Heshtje e plotë nga drejtuesit e Crotones, që po punojnë për të gjetur sa më parë pasuesin e trajnerit të larguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat