Spalletti: Ndjehem si në shtëpi te Interi, Miranda është një lider

Futboll

Spalletti: Ndjehem si në shtëpi te Interi, Miranda është një lider

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 13:36
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti ka thënë se po ndjehet si në shtëpi te Interi. 

Spalletti me Interin e tij është lider në Serie A pas 15 ndeshjeve me 12 fitore dhe tri barazime.

Ai ka folur edhe për Mirandan, duke thënë se është i lider dhe i mirëseardhur për ndeshjen me Juventusin.

“Miranda? Lider i vërtetë, ndjehet mirë në ekipin e tij”.

“Ai nuk bën asgjë ndryshe nga të tjerët, por në situata vendimtare, ai e merr situatën në kontroll dhe thotë: ‘Unë e zgjidhi këtë’”.

“Ndjehem si në shtëpi, në një vend me shumë fansa të Interit, por meritat kryesore i kanë lojtarët për atë që tregojnë në fushë”.

“Dua të përfshihem, jo të menaxhoj. Lojtarët që luajtën të dielën u ndjen mirë me përkrahjen e fansave, që ishin përfshirës, të gatshëm për t’i përkrahur djelmoshat”, ka thënë Spalleti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat