Dybala: Kjo është ëndrra ime në futboll

Futboll

Dybala: Kjo është ëndrra ime në futboll

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 13:39
Dybala dhe Messi

Paulo Dybala ka thënë se shpreson që një ditë ta fitojë "Topin e Artë", si futbollisti më i mirë i vitit në botë.

Paulo Dybala ka zbuluar ëndrrën e tij në futboll.

Sulmuesi i Juventusit ka thënë se shpreson që një ditë ta fitojë “Topin e Artë”, si futbollisti më i mirë i vitit në botë.

“Ta fitoj Topin e Artë do të ishte një mesazh shumë i mirë për të gjithë fëmijët, të gjithë ata që kanë lindur në një vend të vogël dhe kanë ëndrra të mëdha”, u shpreh Dybala për mediat italiane.

“Kombëtarja? Më është kërkuar ta veshi fanellën e Italisë kur isha 19 vjeç por edhe pse ishte e vështirë, e kam refuzuar”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat