Shqipëria nikoqire

Futboll

Shqipëria nikoqire

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 13:40
Ilustrim

Edhe Kombëtarja Shqiptare e 19-vjeçarëre ka mësuar rivalët për fazën kualifikuese të Evropianit, turne që do të zhvillohet tetorin e ardhshëm në Shqipëri.

Një tjetër event që UEFA ia beson përsëri FSHF-së, për organizimin e saj të suksesshëm në eventet e mëparëshme, ku më së fundmi mbylli dhe realizoi tre të tillë në muajin tetor. Sipas shortit të përcaktuar në Nyon të Zvicrës, kombëtarja U-19 që drejtohet nga Erjon Bogdani bën pjesë në Grupin 8 së bashku Ukrainën, Sllovakinë dhe Norvegjinë. Dy vendet e para të secilit grup (nga 13 gjithsej) kualifikohen për në “Elite Round”. Ndeshjet e grupit të Shqipërisë do të zhvillohen më 10, 13 dhe 16 tetor të 2018-ës. 

Ndërkohë, edhe Kombëtarja e 17-vjeçarëve të Shqipërisë ka njohur rivalët për kualifikueset e Evropianit të vitit 2019, që do të zhvillohet në Republikën e Irlandës. Pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës, skuadra e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç u pozicionua në Grupin 8, ku do të ketë përballë Republikën Çeke, Norvegjinë dhe Azerbajxhanin.

Edhe në këtë grupmoshë UEFA ia ka besuar sërish Federatës Shqiptare të Futbollit organizimin e raundit eliminator, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen në datat 23, 26 dhe 29 tetor të vitit 2018. Dy skuadrat e para në grupe kualifikohen në “Elite Round”, ndërsa atyre u shtohen edhe katër ekipet më të mira të vendeve të treta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat