Lista e lojtarëve të Milanit kundër Rijekës

Futboll

Lista e lojtarëve të Milanit kundër Rijekës

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 16:52
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Rijeka në Europa League. Trajneri i Milanit, GennaroGattuso nuk ka ftuar katër yje të skuadrës për ndeshjen e radhës në Europa League. 
Gigio Donnarumma, Suso, Franck Kessié dhe Ricardo Rodriguez janë lënë jashtë skuadrës. Arsye për këtë besohet të jetë se italiani dëshiron t’i pushojë yjet e skuadrës, pasi ndeshja ndaj Rijekas nuk ka asnjë rëndësi, sepse Milan tashmë ka siguruar vendin e parë në Grupin D. 
Lista e lojtarëve: A. Donnarumma, Guarnone, Storari, Abate, Antonelli, Bonucci, Calabria, Musacchio, Paletta, Romagnoli, Zapata, Biglia, Gabbia, Locatelli, Montolivo, Zanellato, Cutrone, Forte, André Silva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat