Ultimatum

Futboll

Ultimatum

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 17:26
Javier Macherano

Mbrojtësi argjentinas nuk është i lumtur në Camp Nou. Javier Macherano ua ka bërë me dije drejtuesve të Barcelonës që dëshiron të largohet me çdo kusht nga skuadra gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas Mundo Deportivo, argjentinasi pret që e ardhmja e tij të definohet brenda pak ditësh edhe pse te Barça insistojnë ta mbajnë deri në fund të sezonit edhe për shkak të lëndimit të Samuel Umtiti i cili do të mungojë për afro dy muaj.

Mascherano besohet t’u ketë thënë drejtuesve të Barcelonës që do të largohet para lëndimit ë Umtiti dhe se ende nuk ka ndryshuar mendim, pasi në pjesën e parë të sezonit ai ka qëndruar pothuajse gjatë tërë kohës në bankën rezervë.

33-vjeçari do të preferonte të largohej nga katalanasit për një ligë të një niveli më të ulët, ku do t’i garantohej që do të luante vazhdimisht, në mënyrë që të ketë minutat e mjaftueshme për të qenë i gatshëm për Kupën e Botës me Argjentinën, që njëherësh do të jetë e fundit për të.

Ultimatumi që i ka vënë ai klubit është se duhet t’i japin një përgjigje më së largu të enjten për të ditur nëse do të largohet apo jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat