Rahoveci pa trajner

Futboll

Rahoveci pa trajner

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 18:05
Fadil Vuçitërna

Trajneri i KF Rahovecit, Fadil Vuçitërna, ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i skuadrës së qytetit. Ai këtë vendim e konfirmoi për Rahoveci24, duke thënë se më nuk është në funksionin e kryetrajnerit. Vuçitërna ka uruar tifozët për kualifikimin tutje me rezultat zyrtar në Kupën e Kosovës pasi ekipi mysafir nuk udhëtoi. Kurse, për dorëheqjen e tij citon si arsye rezultatet e dobëta në pjesën e parë të stinorit. Ai thotë se ka bërë aq sa ka mundur për klubin dhe tash i jep hapësirë pasardhësve që të japin kontributin dhe ta çojnë klubin përpara.

Vuçitërna është një prej njerëzve meritorë për shpëtimin e KF Rahovecit në Ligën e Parë, pasi nga vendi i fundit arriti ta realizojë këtë synim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat