Al-Khelaifi: Nuk luajtëm mirë - Bota Sot
Al-Khelaifi: Nuk luajtëm mirë

Futboll

E enjte, 14 dhjetor 2017

Al-Khelaifi: Nuk luajtëm mirë

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 18:48
Nasser Al-Khelaifi

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi nuk është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në humbjen 3:1 ndaj Bayern Munichut

Nasser Al-Khelaifi ka paralajmëruar trajnerin Unai Emery që të mendojë më shumë dhe të përgatis skuadrën më mirë për ndeshjet e 1/8 së Ligës së Kampionëve. 
Ai tha se skuadra nuk luajti mirë në pjesën e parë ndaj Bayernit dhe nuk është i kënaqur, pavarësisht se ata përfunduan të parët në grup. 
“Ne nuk luajtëm mirë dhe jam i zhgënjyer me rezultatin, veçanërisht me pjesën e parë. në pjesën e dytë në luajtëm më mirë, por nuk ishte e mjaftueshëm”, tha Al-Khelaifi.

“Ne nuk kishim udhëtuar për të humbur 3:1. Jemi optimist për të ardhmen, por duhet të jemi më të përgatitur në 1/8 e finales dhe duhet të mendojmë më shumë”. përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test