Beluli: Çdo ndeshje është sikurse finale - Bota Sot
Beluli: Çdo ndeshje është sikurse finale

Futboll

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Beluli: Çdo ndeshje është sikurse finale

Nga: Kemajl Goca Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 18:53
Maliq Beluli me të gjelbërta

Vllaznia e Pozheranit, Flamurtari i Prishtinës dhe Besa nga Peja, ngecin shumë me pikë nga skuadra që mban pozitën e nëntë në elitën e futbollit. Vëllaznimi është në pozitën e nëntë me 25 pikë, ka 12 më shumë se Besa në vend të dhjetë. Flamurtari është i parafundit (i 11-ti) me 11 pikë dhe ka tri më shumë se i fundit Vllaznia. Në fakt, ky është treguesi më i mirë se pranvera do të jetë shumë e nxehtë për Besën, Flamurtarin  e Vllazninë, të cilat synojnë mbijetesën në elitë. Vllaznia nuk ka treguar rezultatet e pritura në bazë të përforcimeve në fillim të edicionit të ri, e cila me dy fitore e dy barazime dhe me katërmbëdhjetë humbje përmbylli stinorin vjeshtor. Futbollisti Maliq Beluli shpreson se do ta sigurojnë ekzistencën në barazh.

“Bota sot”: Vllaznia është në fund të renditjes, befasi e pakëndshme apo fati iu ka munguar?

Maliq Beluli: Fati na ka munguar! Normal është edhe befasi e pakëndshme sepse është pritur që Vllaznia të jetë më lartë në renditje, për shkak se kemi grup lojtarësh mjaft cilësor.

“Bota sot”: Besa është në vend të dhjetë dhe nuk ka më shumë se pesë pikë nga Vllaznia, a shpresoni se do ta tejkaloni në pranverë?

Maliq Beluli: Po, shpresojmë se do të arrijmë, sepse 5 pikë nuk janë shumë në futboll.

“Bota sot”: A ndikoi shumë edhe faktori fushë, të gjitha ndeshjet si vendas në Gjilan, larg Pozheranit?

Maliq Beluli: Po, për mendimin tim ajo ka ndikuar shumë, sepse ndryshe kur luan para publikut tuaj e ndryshe gjithmonë si mysafirë.

“Bota sot”: Në hapje të pranverës luani në Prizren me Lirinë, a është një sfidë sikurse finale?

Maliq Beluli: Për ne çdo ndeshje do të jetë sikurse një finale.

“Bota sot”: A ishte edicioni vjeshtor më i mirë se ai i pranverës së kaluar dhe çka e ka veçuar më shumë?

Maliq Beluli: Edicioni i pranverës se kaluar për mua personalisht ka qenë më i mirë se ky i vjeshtës sepse atë e veçon, se kam shënuar më shumë gola, por edhe ky edicion për mu ka qenë i mirë, pasi që isha standardë në të gjitha ndeshjet dhe kam luajtur mirë.

“Bota sot”: Si e sheh Vllazninë në pranverë?

Maliq Beluli:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test