Liverpooli turpëron moskovitët! Napoli eliminohet, Reali triumfoi - Bota Sot
Liverpooli turpëron moskovitët! Napoli eliminohet, Reali triumfoi

Futboll

E martë, 12 dhjetor 2017

Liverpooli turpëron moskovitët! Napoli eliminohet, Reali triumfoi

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 dhjetor 2017 Në ora: 22:42
Real Madridi

Skuadra e Liverpoolit shkëlqeu në përballje me Spartakun e Moskës, duke shënuar fitore me rezultat të thellë 7:0, në kuadër të ndeshjes së fundit të grupit E të Champions League. Moskovitët u turpëruan me humbje të thellë dhe i thonë lamtumirë Championsit, por tani do të garojnë në Europa League. Liverpooli siguroi kalimin në të tetën e finales. Golat i shënuan: Coutinho (4' 15' e 50'),Firmino (19'), Mane (47' e 76') e Salah (86'). Liverpooli zuri vendin e parë me 12 pikë, duke lënë pas Sevillën (9), Spartakun (6) e Mariborin me 3 pikë. Maribori - Sevilla përfundoi baras (1:1).

Në grupin G. Leipzig është eliminuar nga Championsi dhe duhet tani të vazhdojë garat në Europa League. Leipzig si vendas pësoi humbje me 2:1 nga Besiktasi.Porto ka qenë më e mirë se Monaco, duke triumfuar me rezultat 5:2. Besiktas zuri vendin e parë me 14 pikë, pasojnë Porto (10), Leipzig (7) e Monaco (2).

Napoli eliminohet nga garat e Championsit dhe i mbetet fronti tani në Europa League. Napoli humbi me 2:1 nga Feyenordi, kurse Shakhtar Donestki e mundi me 2:1 Manchester Cityn. Mbrojtësi Elseid Hysaj u paraqit titullar, duke dhënë maksimumin për napolitanët. Manchester City zuri vendin e parë me 15 pikë në grupin F, pas tij janë Shakhtar (12), Napoli (6) e Feyenoord (3).

Tottenham e shkeli me rezultat 3:0 APOEL-in, kurse Reali e mposhti me 3:2 Dortmundin.Për Realin shënuan: Mayoral (8'), Ronaldo (12) e Lucas (81') dhe për Dortmundin: Aubameyang (43' e 49'). Në grupin H, Tottenham zuri vendin e parë me 15 pikë aq sa ka edhe Real Madridi, kurse Dortmund është i treti me 2 pikë sa ka edhe APOEL i fundit.

Në të tetën e finales janë kualifikuar: Manchester Utd, Baseli, PSG, Bayern, Roma, Chelsea, Barcelona, Juventus, Liverpooli, Sevilla, Manchesdter City, Shakhtar Donesky, Besiktas, Porto, Totrenham e Real Madrid. Në Europë League shkojnë: CSKA Moska, Celtic, Atletico Madrid, Spartak Moska, Napoli, Leipzig, Sporting e Dortmund.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test