Leo Messi: Argjentina ka nevojë për Higuain…

Futboll

Leo Messi: Argjentina ka nevojë për Higuain…

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 23:35
Lionel Messi dhe Gonzalo Higuain

Lionel Messi këmbëngul se Gonzalo Higuain është një nga qendërsulmuesit më të mirë të planetit dhe duhet të jetë pjesë e kombëtares së Argjentinës.

Kjo deklaratë e Messi vjen pasi kohët e fundit Higuain është lënë jashtë përfaqësueses nga trajneri Jorge Sampaoli, i cili ka preferuar të grumbullojë Mauro Icardi të Inter.

“Për aq sa marr vesh unë, Higuain është një nga qendërsulmuesit më të mirë të planetit. Ai e ka provuar diçka të tillë me Juventus dhe nuk është e njëjta gjë të luash për Argjentinën, – tha “heroi” i Barcelonës, Leo Messi. – Kritikat e kanë lënduar. Ne kemi nevojë për të. Kemi folur disa herë për këtë temë. Unë mendoj se periudha jashtë kombëtares i ka bërë mirë për të kapur formën. Tani mendoj se duhet të jetë pjesë e Argjentinës.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat