Trajneri i Dortmundit: Real Madridi s’është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve

Futboll

Trajneri i Dortmundit: Real Madridi s’është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 08:39
Cristiano Ronaldo

Trajneri i Dortmundit, Peter Bosz, nuk beson se Real Madridi është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve, përkundër humbjes që skuadra e tij e pësoi mbrëmë në “Santiago Bernabeu” me rezultat 3-2.

Dortmundi u kthye nga 2-0 për ta barazuar rezultatin në 2-2 kundër kampionit aktual falë sulmuesit të saj, Pierre-Emerick Aubameyang.

Megjithatë, skuadra gjermane – e cila veçse ishte eliminuar nga Liga e Kampionëve – humbi në fund pas golit të Lucas Vazquez nëntë minuta para përfundimit të takimit.

Por, Bosz thotë se Reali nuk është favorit pas asaj që pa mbrëmë, edhe pse Zinedine Zidane luajti pa pesë startues të formacionit bazë.

“Pas lojës së sotme, nuk e di nëse është e mundur të thuash se Real Madridi është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve. Nuk ishin të fortë sonte”, ka thënë Bosz në një konferencë për media pas ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat