Takaj u premton 50 mijë euro shpërblim - Bota Sot
Takaj u premton 50 mijë euro shpërblim

Futboll

E hënë, 11 dhjetor 2017

Takaj u premton 50 mijë euro shpërblim

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 12:39
Pamje nga konferenca

Lideri i mesfushës së Skënderbeut, Sabjen Lilaj, ka dalë dje para mediave zvicerane në prag të ndeshjes me Young Boys. Për korçarin, një motiv ekstra për sfidën në Zvicër është premioja që ka vendosur klubi në rast fitoreje apo barazimi. “Jemi shumë të kënaqur me rendimentin e treguar dhe arritjet në Europë.

Edhe për ndeshjen e fundit ndaj Young Boys jemi të motivuar, pasi luajmë për të rritur koeficientin dhe sigurisht për premion që na ka vendosur klubi”, ka thënë fillimisht para gazetarëve zviceranë mesfushori i Skënderbeut, që shënoi një gol shumë të bukur në fitoren 3:2 ndaj Dinamos së Kievit. I pyetur për rëndësinë që ka në skuadrën korçare, Lilaj u tregua modest.

“Nuk është vetëm Lilaj i rëndësishëm, te Skënderbeu të gjithë janë të tillë. Unë mundohem të jap më të mirën për skuadrën dhe jam i lumtur për atë që kemi bërë deri më tani, qoftë në Europë, ashtu edhe në kampionat, ku kryesojmë bindshëm”, theksoi Lilaj. Në fund, korçari u ndal edhe te menaxhimi që i ka bërë skuadra dy kompeticioneve, teksa ka luajtur 14 ndeshje në Ligën e Europës dhe 13 në Kategorinë Superiore.

“Sigurisht që ndihemi të lodhur, por mendoj se kemi menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme çdo ndeshje”. Ndërkohë, në rast se sot Skënderbeu fiton në Zvicër, merr si shpërblim nga UEFA 360 mijë euro. Gjithashtu në dispozicion të lojtarëve për tri pikët janë 100 mijë euro nga klubi. Edhe në rast barazimi, presidenti Ardjan Takaj u ka premtuar futbollistëve shpërblimin 50 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test