Dështimi në eliminatore

Futboll

Dështimi në eliminatore

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 16:18
Lojtarët e Italisë

Zhgënjimi i thellë për mospjesëmarrjen në Kupën e Botës duket së është lënë pas krahëve nga Italia. Në pritje të trajnerit të ri që do të pasojë Venturën, të kaltrit kanë zyrtarizuar një tjetër miqësore luksi.

Pas Argjentinës dhe Anglisë, Italia do të përballet edhe me Francën më 1 qershor të 2018 në “Alianz Riveira” të Nisës.

Sa u përket përlasjeve me Francën, Italia ka një bilanc pozitiv me 18 fitore, 10 barazime dhe 10 humbje. Miqësorja me Argjentinën do të zhvillohet në 23 mars në Bazel, ndërsa ajo me Anglinë në 27 mars në “Wembley”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat