“Po na varrosin para kohe. Kërkesat e tyre, të paarsyeshme” - Bota Sot
“Po na varrosin para kohe. Kërkesat e tyre, të paarsyeshme”

Futboll

E enjte, 14 dhjetor 2017

“Po na varrosin para kohe. Kërkesat e tyre, të paarsyeshme”

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 16:35
Marco Fassone

Marco Fassone nuk fshihet, por fytyra e tij nuk është aspak e qeshur: “Më vjen keq kur lexoj gazetat, ku po na bëhet një varrim i parakohshëm. Të presim vendimin përfundimtar, edhe pse nuk ka optimizëm për sanksionet e mundshme”. Administratori i deleguar i Milan-it e ka komentuar me këto fjalë lajmin mbi vendimin e UEFA-s për të mos pranuar propozimin e klubit kuqezi, që ka filluar të qarkullojë në shtëpin italian: “Komisioni i UEFA-s do të mblidhet nesër dhe nga gazetat duket e sigurt se vendimi do të jetë negativ për Milan-in. Nuk është një gjë e bukur. Kam shumë respekt për komisionin e UEFA-s dhe nuk arrij ta kuptoj si mund të jetë zbulimi një ditë para kohe”.

Për sa i takon sezonit që po kalon Milan: “Jemi të vetëdijshëm se po kalojmë një moment rinovimi që nuk është aspak i lehtë. Të gjithë duam të bëjmë maksimumin, me shpresën që ky moment të kalojë sa më shpejt. Merkato? Do të bëja të gjithë blerjet që kam bërë në verë, edhe pse kemi bërë një ose dy gabime. Jemi munduar të korrigjojmë gabimet, por unë jam i bindur se kemi bërë një fushatë blerjesh të madhe. Ata që nuk po luajnë në nivelet që pritej, do të fillojnë ta bëjnë shpejt një gjë të tillë”, ka përfunduar Fassone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test