Llapi dhe Ballkani kalojnë tutje në Digitalb Kupën e Kosovës

Futboll

Llapi dhe Ballkani kalojnë tutje në Digitalb Kupën e Kosovës

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 16:35
Lojtarët e Llapit

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit në kuadër të rrethit të tretë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Llapi ka shënuar fitore si mysafir kundër Vllaznisë së Pozheranit, me rezultat 1:0.

Golin e fitores për llapjanët e shënoi Kushtrim Shabani, në minutën e 76-të. Ndërkohë, Ballkani është kualifikuar në rrethin e ardhshëm, pasi e ka eliminuar Trepçën, pas vazhdimeve me rezultat 3:1, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras, 1:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat