Futbolli i fëmijëve tashmë është një prioritet i FSHF-së

Futboll

Futbolli i fëmijëve tashmë është një prioritet i FSHF-së

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 17:24
Futbolli i fëmijëve tashmë është një prioritet absolut i FSHF-së

Futbolli i fëmijëve tashmë është një prioritet absolut i FSHF-së. Në vigjilje edhe të një projekti shumë të rëndësishëm që pritet të nisë me orën e futbollit në shkolla, siç është projekti “GROW”, sot FSHF ishte e pranishme tek fëmijët e shkollës 9-vjeçare “1 Maji” në kryeqytet, me një aktivitet promovues e sensibilizues, shoqëruar edhe më një ndeshje futbolli mes ekipeve të ndryshme të klasave të kësaj shkolle, përfshirë edhe jo pak vajza.

Pasioni për futbollin për këta fëmijë nuk shteron asnjë herë dhe në këtë drejtim FSHF është shumë e angazhuar afër tyre. Shumë shpejt futbolli do të jetë një lëndë mësimore për ta, por edhe afrimi me futbollin mbetet një aneks shumë i rëndësishëm zbavitjeje dhe ëndrre për të vazhduar sa më gjatë këtë lojë. Fëmijë që pasionin e reflektonin jashtëzakonisht në dëshirën për të mundur njeri-tjetrin në fushë.  

Ish-sulmuesi i ekipit kombëtar të futbollit, Erion Bogdani përpara nxënësve përcolli edhe mesazhet e tij që këta fëmijë ti shkojnë dëshirës së tyre për futbollin deri në fund. Fëmijë pafund në palestrën e shkollës “1 Maji” që kërkonin të luanin aty që të gjithë. Evente të tilla, FSHF do të vijojnë çdo muaj, karahas edhe projekteve të ndryshme që nisin shumë shpejt në drejtim të futbollit të fëmijëve.

Javën e ardhëshme zyra e PR dhe e futbollit të fëmijëve do të zbresë në një tjetër shkollë në kryeqytet, por edhe në vijimësi në zonat e ndryshme rajonale të vendit, gjithmonë afër zhurmës entuziaste të fëmijëve që nuk hezitoj në në asnjë moment të jenë afër futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat