Young Boys mundi Skënderbeun në minutën e fundit - Bota Sot
Young Boys mundi Skënderbeun në minutën e fundit

Futboll

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Young Boys mundi Skënderbeun në minutën e fundit

Nga: Kemajl Goca Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 19:27
Ndeshja

(E plotësuar) - Skënderbeu nuk ia ka dalë të marrë pikën e parë në transfertë dhe të mbyllë aventurën europiane në vendin e 3-të. Skuadra e Dajës u mposht në sekondat e fundit të takimit, teksa një goditje nga këndi rezultoi fatale.

Korçarët zbritën në fushë, në një atmosferë fantastikedhe me një stadium që ‘fliste’ shqip. Shumë shqiptarë që jetojnë në Zvicër, kishin zgjedhur të mbështesin skuadrën korçare nga shkallët e stadiumit, ndërsa nuk munguan as thirrjet “Kush s’kërcen nuk është shqiptar!”.

Pjesa e parë ishte e vakët dhe pa shumë ritëm, ndërsa asnjë prej 2 ekipeve nuk arriti të krijojë mundësi të mira shënimi. Te Skënderbeu ndihej mungesa e një sulmuesi me peshë, pasi lojtarët e aktivizuar në atë repart, nuk ishin aspak të harmonizuar në lëvizje.

Në minutën e 51-të, Enis Gavazaj shfrytëzoi më së miri një rrëmujë në zonë dhe kaloi korçarët në avantazh. Skuadra zvicerane reagoi menjëherë dhe gjeti golin e barazimit vetëm 4 minuta më pas. Një krosim në zonë gjeti të pavendosur mirë mbrojtjen e Skënderbeut dhe aty përfitoi Hoarau që ndëshkoi portierin Shehi. Pjesa e dytë duket disi më ritmike, me të 2 skuadrat që shikojnë më shumë drejt sulmit, por gjithsesi mungojnë rastet flagrante. Në minutën e fundit shtesë, zviceranët fitojnë një goditje këndi, që rezulton fatale. Assale kërceu mirë në zonë dhe shënoi golin e dytë për vendasit, duke ndëshkuar skuadrën shqiptare.

Skënderbeu mbyll kështu aventurën në Europa League, duke u renditur në vendin e fundit, me vetëm 5 pikë të grumbulluara. Skuadra e Dajës nuk humbi asnjë takim në “Elbasan Arena”, ku mori 2 barazime dhe një fitore. Kjo është hera e dytë që korçarët arrijnë deri në këtë fazë të Europa Leagues, pas sezonit 2015-2016.

Ecuria e mirë e Skënderbeut në arenën europiane ka bërë që shumë prej futbollistëve të tij, të gjejnë treg në kampionate prestigjoze, ndërsa edhe ky edicion ka shërbyer si vitrinë për lojtarë si Lilaj, Gavazaj, Jashanica, Nimaga, Sowe, etj.

Përfundoi ndeshja

Skuadra e vetme shqiptare në Evropë, Skënderbeu e ka përfunduar këtë aventurë me humbje nga Young Boys Berni 2-1.

95’ Asale shënon pak minuta pasi u fut në lojë. Pas një harkimi nga goditja e këndit, një rrëmujë në zonë dhe afrikani shënon golin e dytë për Jang Bojsin.

90′ 4 minuta shtesë.

90’ Shehi largon një tjetër top që po shkonte drejt kuadratit, pas goditjes së dënimit.

89’ Karton i verdhë edhe për Micin, i cili pasi shkakton një goditje dënimi në hyrje të zonës, nuk falet nga gjyqtare uellsian.

0′ Lilaj rrëzohet në zonë, dhe pretendon për 11-metërsh, por asgjë pë arbitrin.

76’ Largohet nga fusha Demte, në lojë Taku.

75’ Gavazaj godet pas një depërtimi nga krahu i djathtë i sulmit, por portieri Volfli shpëton mrekullisht.

73’ Karton i verdhë për Horo, pas një ndërhyrje të parregullt nga mbrapa ndaj Lilajt.

72’ Daja kryen zëvendësimin e parë. Largohet Sahiti, në fushë Osmani.

69’ Përsëri Shehi vendimtar. Nsame godet pas një topi të marrë nga Tekseira, por ai ruan përsëri barazimin.

67’ Demte rrëmben një top nga një pasiguri e mbrojtjes së Jang Bojs, por mbyllet menjëherë dhe nuk arrin të shfrytëzojë një rast të artë.

62’ E njëjta skemë si në golin e parë, Horo godet me kokë pas një harkimi të bukur, por Shehi këtë herë gjendet në pozicion dhe grushton.

55’ Muzaka ka rastin të barazojë, por godet shumë lehtë, dhe portieri Jang Bojs pret.

54’ Jang Bojs gjen shumë shpejt barazimin, me Horo, i cili çon topin në cepin tjetër të Shehit, dhe gardiani Skënderbeut nuk ka çfarë të bëjë për ta ndalur.

51’ GOOOOL. Shënon Gavazaj. Pas një depërtimi të bukur të Demte, ai bllokohet në fillim nga mbrojtësit e Jang Bojs, por nga pas vjen Gavazaj dhe nuk fal, edhe me portën që ishte e boshatisur.

Nis pjesa e dytë në Zvicër.

Përfundoi pjesa e parë.

45' vazhdon pa gola.

41’ Në Bernë pa ndryshim rezultati, korçarët po luajnë mjaft mirë dhe po tregohen energjikë në shumë duele.

38’ Ka rënë ritmi i lojës, jo sikurse ishte në minutat e para të sfidës, por që pritet minutë pas minute ajo të rritet. 

35’ Deri me tash asnjëra skuadër nuk ka krijuar rast ideal për gol, por vendasit janë më të rrezikshëm. 

30’ Ndeshja e fundit e fazës grupore, cila do të del triumfues?

26’ Lojë e matur nga të dyja ekipet dhe secila pret të përfiton nga gabimi qoftë i njërës palë po ashtu edhe tjetrës.

23’ Lojë pa presion, për faktin se si njëra palë po ashtu edhe tjetra, i kanë humbë shpresat për kualifikim.

18’ Te dyja skuadrat kërkojnë sa më parë të shënojnë, ani se vendasit kanë iniciativën.

13’ Nuk ka gola, lojë e mirë nga të dyja palët.

10’ Young Boys sulmon dhe kërkon fitore që t’i shmanget fundit të renditjes, kurse Skënderbeu i mjafton një pikë për të qëndruan në pozitën e tretë.

7’ Skënderbeu me fat. Rast i mirë për vendasit, por topi për disa centimetra shkoi jashtë portës së Orges Shehit.

4’ Nuk ka ndryshim rezultati. Te dyja skuadrat kërkojnë epërësinë.

Filloi ndeshja.

Ndeshja e fundit e grupit B të Europa League, mes Young Boys nga Bernë dhe Skënderbeu nga Korça, më shumë do të zhvillohet për prestigj, pasi që asnjëra nuk ka më shpresa për të kaluar më tej.

Skënderbeu mban vendin e tretë me 5 pikë, dy më shumë se Young Boys. Skënderbeu kërkon rezultat të favorshëm.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test