Limani: Kemi lëshuar pikë të lehta - Bota Sot
Limani: Kemi lëshuar pikë të lehta

Futboll

E enjte, 14 dhjetor 2017

Limani: Kemi lëshuar pikë të lehta

Nga: Kemajl Goca Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 19:30
Ardian Limani

Në elitën e futbollit janë tri skuadra që pësuan më së paku humbje për 18 javë, Drita nga Gjilani, Feronikeli i Drenasit dhe Gjilani. Këto skuadra pësuan nga dy humbje, por Drita është jashtëzakonisht mirë në renditje përkatësisht në pozitën e tretë me 30 pikë, dy më shumë se Feronikeli (i katërti) dhe 4 se Gjilani (i teti). Drita synon të gjitha trofetë! Mbrojtësi më luftarak në elitë, Ardian Limani, është optimistë se Drita do t’i arrijë qëllimet e saja dhe do t’i kënaq me lojë e rezultate edhe tifozët më të mirë në vend, “Intelektualët”. 

“Bota sot”: Drita është kualifikuar (Kupa e Kosovës) më lehtë se sa pritej, a keni pritur fitore bindëse (3:0) kundër Feronikelit?

Ardian Limani: Jo, të jem i sinqertë, nuk e kemi pritur ndeshjen si të tillë, madje as rezultati nuk ishte pasqyrë reale! Gjithsesi e kemi merituar kualifikimin, por nuk e prisnim këtë rezultat!

“Bota sot”: Pse nuk është rezultat real?

Ardian Limani: Sepse në pjesën e parë ata luajtën mjaft mirë dhe hasëm në vështirësi, por pjesa e dytë ishte histori tjetër, gjithçka në anën tonë, ata nuk e kishin asnjë gjysmë rasti.

“Bota sot”: Drita përfundoi vjeshtën në pozitën e tretë me 30 pikë, katër me pak se kampioni vjeshtor Llapi dhe dy se Prishtina, a janë pikë reale apo ishit të dëmtuar?

Ardian Limani: Kemi lëshuar pikë të lehta, mendoj që kualiteti ynë do të duhej të na dërgonte në pozitën e parë, por kampionati është i gjatë dhe mendoj se do t'i rikuperojmë pikët!

“Bota sot”: Ku gabuat?

Ardian Limani: Dy barazimet me Flamurtarin, pastaj humbja nga Besa ishin gabime të rënda!

“Bota sot”: Cilat skuadra i sheh për titull?

Ardian Limani: Mendoj që në garë janë Llapi, Prishtina e Trepça ‘89, sepse kane kualitet dhe pranverën do ta bëjnë shumë të nxehtë!

“Bota sot”: A është drita favoritë për titull dhe për Kupë?

Ardian Limani:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test