Ronaldo fiton Topin e Artë, portugezi kurorëzohet futbollisti më i mirë i 2017

Futboll

Ronaldo fiton Topin e Artë, portugezi kurorëzohet futbollisti më i mirë i 2017

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 20:10
Ronaldo

“France Football’ sot organizoi ceremoninë për fituesin e Topit të Artë për vitin 2017.

Fitues i këtij çmimi është përsëri sulmuesi i Real Madrid, portugezi Cristiano Ronaldo.

32 vjeçari ka barazuar nivelin e Topave të Artë me rivalin e përjetshëm Lionel Messi me nga pesë secili, duke vazhduar periudhën e dominimit 10-vjeçar.

Fjalët e para të Ronaldos, pas marrjes së çmimit ishin këto: “Jam shumë i lumtur që e fitoj këtë trofe. Kam punuar shumë për të arritur këtu dhe më bën krenar fakti që e fitoj për herë të 4-t radhazi. Ky vit ishte i mbushur me kënaqësi, si triumfi në Champions dhe golat e shumtë në këtë kompeticion”, tha ai. 

* * * 

Po zhvillohet në Paris, ceremonia e ndarjes së çmimit të “Topit të Artë”. Sipas të gjitha gjasave, Kristiano Ronaldo do të jetë fituesi i këtij trofeu individual, që shpërblen punën për futbollistin më të mirë të vitit 2017.

Në garë janë gjithsej 30 futbollistë, dhe revista “France Football” ka publikuar deri më tani, renditjen e lojtarëve, me votat e 190 gazetarëve nga e gjithë bota. Ja renditja deri më tani.

29 – Filipe Kutinjo

29 – Dries Mertens

28 – Edin Xheko

27 – Mats Humels

26 – Jan Oblak

25 – Karim Benzema

24 – Radamel Falkao

23 – Sadio Mane

21 – Leonardo Bonuçi

21 – Pierr-Emerik Aubamejang

20 – David De Gea

19 – Eden Hazard

18 – Antoin Griezman

17 – Toni Kros

16 – Marselo

15 – Paulo Dybala

14 – Kevin De Brujn

13 – Luis Suarez

12 – Isko

11 – Eden Hazard

10 – Herri Kejn

kane

9 – Robert Levandoski

levandoski

8 – N’golo Kante

kante

7 – Kilian Mbape

mbape

6 – Serxho Ramos

ramos

5 – Luka Modriç

modric

4 – Xhanluixhi Bufon

bufon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat