Crotone zgjedh ish portierin e Interit për pankinën

Futboll

Crotone zgjedh ish portierin e Interit për pankinën

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 23:16
Walter Zenga

Walter Zenga do të jetë trajneri i ri i Crotones. Lajmi është bërë i ditur nga mediet italiane që raportojnë se është arritur tashmë akordi mes palëve, ndërsa nesër pritet që ish portieri i Interit të mbërrijë në Kalabri për të nënshkruar kontratën.

Zenga do të marrë kështu postin e Davide Nicolas, i cili dha dorëheqjen në fillim të kësaj jave, pas humbjes në shtëpi me Udinesen. Për stolin e Crotones u kontaktuan disa trajnerë, përfshi këtu edhe ish teknikun e kuqezinjve, Gianni De Biasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat