Gattuso: Jam përgjegjës për humbjen, jemi të brishtë dhe duhet të përmirësohemi shpejt

Futboll

Gattuso: Jam përgjegjës për humbjen, jemi të brishtë dhe duhet të përmirësohemi shpejt

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 08:52
Gattuso zëvendësoi Vincenzo Montellan e larguar para rreth 2 javëve (Getty Images)

Gennaro Gattuso mori përgjegjësinë për humbjen 2-0 të Ligës së Evropës në udhëtim te skuadra kroate, Rijeka.

Rossonerët kanë qenë të pamposhtur në Evropë këtë sezon, duke menaxhuar shtatë fitore dhe dy barazime duke përfshirë raundet paraprake, por janë poshtëruar nga një skuadër që tashmë është rrëzuar nga gara.

Pra, klubi i madh italian është mposhtur në ndeshjen e fundit të grupeve nga skuadrave kroate, Rijeka, me rezultat 2-0.

Megjithatë, trajneri i Milanit, Gattuso ka pranuar përgjegjësitë për humbjen, duke thënë që skuadra u tregua e brishtë dhe nuk ishte reagimi i duhur pas barazimit në Serie A ndaj Beneventos.

“Kjo humbje dhemb dhe ne duhet të reflektojmë pas kësaj”, ka thënë fillimisht Gattuso për Sky Sport Italia pas humbjes nga Rijeka.

“Unë jam përgjegjës sot, pasi kam zgjedhur të fus këtë formacion në fushë”.

“Ne jemi shumë të brishtë dhe japim ndjesinë se nuk mund të reagojmë ndaj shenjës së parë të vështirësisë. Duhet të përmirësohemi shpejt”.

“Kam bërë këto zgjedhje për të dhënë disa minuta për ata që nuk kanë luajtur aq shumë dhe do ta bëja sërish. Të dielën kemi një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Bolognas, në Coppa Italia”, përfundoi trajneri italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat