Ja sa miliona euro Skënderbeu arkëtoi nga Europa League

Futboll

Ja sa miliona euro Skënderbeu arkëtoi nga Europa League

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 11:47
Lojtarët e Skënderbeut

Skënderbeu nga Korça mori pjesë për herë të dytë në grupet e Ligës së Europës, ndërsa arkat e klubit korçar vazhdojnë të mbushen nga viti në vit. Nënkampionët e Shqipërisë kanë arkëtuar fillimisht 2.6 milionë euro nga pjesëmarrja në fazën e grupeve.

Kualifikueset – Kalimi i fazës së parë i ka shpërblyer korçarët me 215 000 euro, ndërkohë që kualifikimi në turin e dytë i ka dhënë Skënderbeut 225 000 euro të tjera. 235 000 euro i janë shtuar klubit shqiptar për kualifikimin në turin e tretë dhe 245 000 euro të tjera u janë bashkangjitur të ardhurave nga kualifikimi në fazën “Play off”.

Grupet – Por, përfitimet nuk ndalen këtu, pasi rezultatet pozitive të arritura në fazën e grupeve janë shpërblyer. Korçarët kanë grumbulluar pesë pikë në gjashtë ndeshje, duke marrë një fitore dhe dy barazime. Një rezultat i barabartë vlen 120 mijë euro dhe me dy të tilla që ka arritur, Skënderbeu ka përfituar 240 mijë euro.

Duke iu shtuar këtyre edhe 360 mijë euro që vlen fitorja përballë Dinamos së Kievit, shuma totale e shpërblimeve për rezultatet pozitive në fazën e grupeve shkon në 600 mijë euro. Në total, përfitimet arrijnë shifrën e 4 milionë e 120 mijë eurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat