Vllaznia kërkon pikë

Futboll

Vllaznia kërkon pikë

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 13:53
Ernest Gjoka

Pavarësisht hapit të gabuar ndaj Laçit, Vllaznia do të tentojë të marrë një rezultat pozitiv në takimin e radhës. Kësaj here ndaj Flamurtarit. Trajneri Ernest Gjoka në konferencën e sotme për shtyp ka shprehur besimin e tij për këtë gjë. Ne prononcimin e tij për mediat, numri 1 i pankinës shkodrane ka deklaruar mes të tjerash: “Vllaznia ka objektiv që të marrë pikë në Vlorë. Unë besoj te skuadra që drejtoj. Jemi munduar të korigjojmë disa gabime që u vërejtën në ndeshjet e fundit. Kemi mungesat e Pjeshkës dhe Bardullës, por me kontigjentin në dispozicion do të mundohem ta përballojmë siç duhet Flamurtarin, që është një nga skuadrat më të mira të kampionatit. Kërkojmë mbështetjen e tifozërisë shkodrane dhe opinionit sportiv".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat