Ka pasur shumë oferta…De Biasi, ndoshta në Botëror me Australinë

Futboll

Ka pasur shumë oferta…De Biasi, ndoshta në Botëror me Australinë

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 15:01
Gianni De Biasi

Flamuri i Italisë do të mungojë mes kombëtareve finaliste në Botërorin e verës së ardhshme në Rusi, por në turneun prestigjioz, ndoshta do të ketë përfaqësues nga vendi i Apenineve.

Pas eksperiencës negative në pankinën e Alaves, që kulmoi me shkarkimin pas dy muajsh, Gianni De Biasi ka pranuar se po mendon ofertën e Australisë për të qenë në pankinë duke nisur nga viti 2018, e duke përfshirë dhe Botërorin.

“Më kontaktuan disa skuadra…dhe Crotone ishte e fundit. Për sa i përket Australisë, kjo është një tratativë e nisur që në verë. Jam takuar me përfaqësues të Federatës, por nuk ka ende diçka konkrete. Jam në listë në rast se do të më zgjedhin, por jam i bindur që do të kem sukses, gjykuar dhe nga 5 vitet në Kombëtaren shqiptare”, tha Gianni De Biasi.

“Te Shqipëria kam fituar maturi dhe eksperiencë të rëndësishme në drejtimin e grupit në nivel ndërkombëtar. Atje kam marrë vizibilitet”, shtoi De Biasi.

Ai la të hapur gjithashtu mundësinë për t’u rikthyer në diskutim si kandidat për pankinën e Italisë. “Shikoj që kandidohen shumë njerëz, por të drejtosh një kombëtare është krejt tjetër nga një klub. Nëse dikush nga Federata do më kontaktojë, do ta pres me krahë hapur”, tha tekniku italo-shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat