Befason Guardiola: Me Mourinhon jemi binjakë, kjo është arsyeja!

Futboll

Befason Guardiola: Me Mourinhon jemi binjakë, kjo është arsyeja!

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 17:39
Guardiola/Mourinho

Pep Guardiola është shfaqur në konferencën për shtyp para derbit Manchester United dhe Manchester City.

United dhe City të dielën nga ora 17:30 takohen mes vete në ‘Old Trafford’.

Trajneri spanjoll që ende nuk ka pësuar humbje me Cityn këtë sezon në Premierligë, ka thënë se me Jose Mourinhon janë “binjakë”, duke treguar edhe arsyen.

“Mourinho dhe unë jemi binjakë, ne të dy dëshirojmë të fitojmë tituj, njëjtë edhe me Conten, Kloppin ose Pochettinon. Unë kurrë nuk do të kritikojë trajnerët për  mënyrën se si luajnë”, ka deklaruar Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat