Katër shtetet që nuk e transmetojnë derbin Manchester United-Manchester City

Futboll

Katër shtetet që nuk e transmetojnë derbin Manchester United-Manchester City

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 20:37
City

Ndeshja e së dielës në Old Trafford Manchester United me Manchester Cityn është me rëndësi të madhe në garën për titullin me Jose Mourinhon që dëshiron të fitoj për të dëmtuar rrugën e tyre më pranë qytetit në krye të tabelës.

Dhe i tillë është interesi për lojën, pothuajse çdo vend i planetit do ta shfaqë takimin në televizion duke përfshirë edhe Kosovën.

Por, vetëm katër vende të njohura nga Kombet e Bashkuara nuk do ta transmetojnë ngjarjen, ku futbolldashësit në Korenë e Veriut, Kubë, Moldavin dhe Shën Kits-Nevisin nuk do të mund ta shohim derbin anglez.

Sky Sports është e bindur se ndeshja do ta sfidojë rekordin për audiencën më të madhe televiziv në epokën e Ligës Premier, ku në vitin 2012 e kishin shikuar mbi 480 milionë shikues anembanë botës.

Theksojmë se ndeshja do të zhvillohet në stadiumin legjendat të Unitedit dhe pritet të startojë në ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat