4 milion euro për Skënderbeun, korçarët kthehen duarplot nga Zvicra

Futboll

4 milion euro për Skënderbeun, korçarët kthehen duarplot nga Zvicra

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 00:03
Skenderbeu

Skënderbeu e mbylli me humbje aventurën e këtij viti në Europa League. Korçarët u mposhtën në fund të ndeshjes nga Young Boys me shifrat 2-1. Por përsa i përket paraqitjes, ajo ishte tepër dinjitoze duke marrë edhe një shumë të majme parash nga rezultatet e arritura nga kalimi i tureve para eliminatore dhe të fazës së grupeve.

Ekipi i Ilir Dajës nga pjesëmarrja europiane gjatë këtij sezoni ka grumbulluar rreth 4 milionë euro në total.

Në raundin e parë kualifikues kaloi me lehtësi San Julian duke siguruar 215 mijë euro. Më pas korçarët arritën që të siguronin kualifikimin edhe me Kairat dhe Mlada Boleslav, duke siguruar, 225 dhe 235 mijë euro. Në fazën play-off ekipi i Dajës arriti që në mënyrë surprizuese të siguronte kualifikimin duke rrëmbyer bonusin 2.6 milionë euro.

Më pas erdhi edhe prezantimi i dytë në fazën e grupeve në Europa League, teksa korçarët morën një fitore në Shqipëri 3-2 ndaj Dinamos së Kievit, teksa shpërblimi në këtë rast shkon 360 mijë euro.

Ekipi i Dajës barazoi në 3 ndeshje, duke siguruar një total prej 240 mijë eurosh. Skënderbeu në këtë mënyrë siguron një shumë të konsiderueshme që do të shërbejë për të forcuar edhe më shumë ekipin në të ardhmen.

TURI 1- €215,000

TURI 2- €225,000

TURI 3- €235,000

KALIMI I FAZËS PLAYOFF- €2,600,000

REZULTATET NË GRUPE- €600,000

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat