Strasbourgu ‘nga ferri në parajsë’, mposht bindshëm Bordonë

Futboll

Strasbourgu ‘nga ferri në parajsë’, mposht bindshëm Bordonë

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 00:20
Strasbourgu

Pasi i shkaktoi PSG-së humbjen e parë në kampionat javën e kaluar, Strasbourgu befasoi sërish mbrëmjen e sotme, në takimin e parë të javës së 17 të Ligue 1. Ata ia dolën të fitojnë bindshëm me rezultatin 0-3 në sfidën ndaj Bordosë në transfertë.

Bahoken hapi serinë e golave në minutën e dytë, ndërsa Lienard dyfishoi në të 38-ën. Në pjesën e dytë Terrier shënoi golin e 3-të dhe vulosi rezultatin 0-3.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi e Strasbourgut, që e shikon veten ‘nga ferri në parajsë’, pasi në harkun kohor të 6 ditëve kaloi nga vendi i 18, në të 11-in. Ligue kryesohet bindshëm nga PSG-ja me 41 pikë, ose 9 më tepër se Lyoni ndjekës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat