Conte, Hazardit: Për “Topin e Artë” duhet të shkëlqesh

Futboll

Conte, Hazardit: Për “Topin e Artë” duhet të shkëlqesh

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 08:21
Antonio Conte dhe Hazard

Fitimi i titujve të jep lavdi dhe për Antonio Conte kjo është ajo që e bën një lojtar të triumfoj dhe për trofeun e “Topit të Artë”.

Sipas italianit, shkëlqimi i Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi-t është i dukshëm këto vitet e fundit, formë që ka ndihmuar skuadrat e Realit e të Barcelonës të fitojnë mjaft tituj.

Një fakt i tillë ndodhi dhe këtë vit, me Ronaldo që pasi fitoi gjithccka me madrilenët u shpall lojtari më i mirë i vitit 2017 dhe sipas Contes, kjo duhet ta frymëzojë yllin e skuadrës londineze Eden Hazard, me belgun që është këshilluar shpesh për mënyrën se si duhet të fitohet “Topi i Artë”.

“Shpesh bisedoj me Hazard për çështjen e “Topit të Artë”, ku i sugjeroj edhe se si të arrijë ta fitojë atë. Unë e përsëris gjithnjë të njëjtin koncept: Nëse e dëshironi Topin e Artë, atëherë ju duhet të fitoni kampionatin, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian”, tha Conte.

Theksojmë se sot Chelsea do të ketë një ndeshje të vështirë si mysafirë i West Ham Unitedit, i cili takim do të startojë në ora 13:30.

Belgu këtë sezon ka pasur 12 paraqitje në kampionatin anglez gjersa ka arritur të realizoj pesë gola për kampionin anglez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat