Guardiola: Unë dhe Mourinho jemi si binjakë, kemi të dy të njëjtën etje për të fituar

Futboll

Guardiola: Unë dhe Mourinho jemi si binjakë, kemi të dy të njëjtën etje për të fituar

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 09:21
Pep Guardiola dhe Jose Mourinho

Pep Guardiola ka folur para “Derbit të Mançesterit”, ku nuk ka munguar edhe një koment për homologun e tij, Jose Mourinhon. I pari i Manchester Cityt, ka thënë se me “Special One” janë njësoj në dëshira edhe pse kanë stile të ndryshme të lojës.

“Unë dhe Mourinho jemi si binjakë, pasi kemi të dy të njëjtën etje për të fituar tituj dhe për t’u përmirësuar. Në fushë aplikojmë ide të ndryshme, por nuk kritikoj as atë dhe asnjë koleg tjetër. Në fund të fundit, futbolli është i bukur edhe për shkak të larmisë dhe diferencave. Ne duhet të luajmë për t’u konfirmuar dhe të fitojmë duelet personale, pasi vetëm kështu mund t’ia dalim”, ka thënë ai.

“Pavarësisht rezultatit që do prodhojë derbi, kjo sfidë nuk është aspak vendimtare, pasi jemi ende në dhjetor dhe titulli është shumë larg”, ka thënë Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat