Cagliari-Sampdoria, gola dhe spektakël për një pikë

Futboll

Cagliari-Sampdoria, gola dhe spektakël për një pikë

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 21:59
Cagliari dhe Sampdoria

Cagliari dhe Sampdoria kanë ndarë nga një pikë në takimin e luajtur pasditen e të shtunës, në Sardegna. Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme, teksa kryen 3 zëvendësime të detyruara dhe pësuan 2 gola në minutat e para, nga sulmuesi i Sampit, Quagliarela.

Në pjesën e dytë skuadra e Cagliarit theu tersin e 45-minutëshit të parë dhe shënoi 2 herë brenda 4 minutave, me anë të Farias dhe Pavolettit, duke barazuar rezultatin. Më pas të 2 ekipet krijuan disa mundësi të mira shënimi, veçanërisht sardët që shfrytëzuan edhe entuziazmin e tifozërisë, por sfida nuk prodhoi gola të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat