Grezda rikthehet te goli, Osijek mposht 3-0 Rudesin

Futboll

Grezda rikthehet te goli, Osijek mposht 3-0 Rudesin

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 22:01
Grezda

Eros Grezda është rikthyer te goli me skuadrën e tij në Kroaci. Osijeku ka triumfuar me rezultatin 3-0 ndaj skuadrës së fundit të renditjes, Rudesit, ndërsa të 3 golat u shënuan në pjesën e dytë.

Mioc zhbllokoi rezultatin në minutën e 58’, ndërsa mesfushori gjakovar dyfishoi shifrat në të 72-tën dhe Bockaj shënoi golin e 3-të në të 85-ën. Osijeku renditen në vendin e dytë në kampionatin kroat, me 35 pikë, 12 më pak se Dinamo e Zagrebit që kryeson dhe vijon e qetë rrugën drejt titullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat