Ndeshja Partizani-Tirana në tensione, ndalohen tifozët

Futboll

Ndeshja Partizani-Tirana në tensione, ndalohen tifozët

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 22:17
Tension

Nuk mund të kalonte pa tensione ndeshja derbi e basketbollit mes Partizanit dhe Tiranës.

Pallati i sportit “Asllan Rusi” është blinduar nga qindra forca policie, të cilat kishin marrë masat për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje, pas paralajmërimeve për tension mes dy tifozerive.

Grupit ultra të të dyja klubeve me sa duket kanë qenë pak të interesuar për aspektin sportiv, për këtë arsye sipas policisë së Tiranës, nga tifozeria e kuqe janë shoqëruar disa persona që i janë gjetur sende të forta dhe tymuese, ndërkohë që tifozët ultras bardheblu nuk kanë hyrë fare në pallatin e sportit, pasi mësuan se ishin të vetëm.

Policia e kryeqytetit ka filtruar tifozët nëpërmjet kartave të identitetit dhe listës së zezë, që mbahej në dorë nga një punonjëse e policisë në hyrje të pallatit të sportit. Kontrollet kanë qenët të mëdha, deri në heqjen e këpucëve për ata që mundën të hyjnë për të parë këtë ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat