“Kam qenë më i mirë se Ronaldo, nuk kam dyshime për këtë”

Futboll

“Kam qenë më i mirë se Ronaldo, nuk kam dyshime për këtë”

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 22:34
Renato Gaucho

Renato Gaucho, trajneri aktual i Gremios, ka deklaruar se ka qenë futbollist më i mirë se Cristiano Ronaldo, i cili të enjten fitoi për të pestën herë Topin e Artë.

Pak orë pasi Ronaldo u barazua me Messin me Topa të Artë, e ku shumë kush e cilësoi si më të mirin në histori të këtij sporti, është dikush që ka dalë me deklaratë, duke thënë se ka qenë më i mirë se portugezi.

Bëhet fjalë për Renato Gaucho, trajneri i Gremios, i cili mund të ndeshet me Realin në Kupën e Botës për Klube.

“Kam qenë lojtar më i mirë se Ronaldo, nuk kam dyshime. Ai është një lojtar i madh, por jo i shkathët sa isha unë, është shumë i fortë por nuk ka teknikë sa duhet”, ka deklaruar Gaucho për ESPN.

Gaucho në karrierën e tij ka luajtur për shumë skuadra, përfshirë Botafogo, Flamengo, Fluminense dhe Bangú, ndërsa në vitet e 80-ta edhe te Roma.

“Kisha dashur ta shoh atë duke luajtur në klubet ku kam luajtur unë, shumë herë pa marrë pagën nga tre apo katër muaj radhazi, dhe në fund të bëhet kampion si unë. Unë do të doja të luaja në Real Madrid, me një lojë në javë, me terrene të mira dhe me shokët e skuadrës që ka ai. Kjo gjeneratë nuk më ka parë duke luajtur mua, kush e ka pasur këtë mundësi ka një mendim ndryshe”, ka shtuar trajneri 55 vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat