Atletico luan kundër Betis dhe Real njëkohësisht

Futboll

Atletico luan kundër Betis dhe Real njëkohësisht

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 06:48
Atletico Madrid

Atletico Madrid ka bërë një paraqitje të mirë në fushën e Chelsea këtë mesjavë, por nuk ka arritur të marrë fitoren dhe aventura e tyre europiane do të vazhdojë në Europa League. Një ngushëllim i vogël mund të jetë fakti se herën e fundit që kjo ka ndodhur (2009), ata e kanë fituar kompeticionin. Në javën e 15-të të La Liga-s, skuadra e Diego Simeones do të luajë në fushën e Betis, që nuk ka marrë asnjë fitore në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit.

Një tjetër lajm i keq për miqtë është se Atletico Madrid nuk ka pësuar asnjë humbje në 19 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në transfertë dhe nuk ka pësuar gol në katër transfertat e fundit. Gjithsesi, Betis ka realizuar të paktën 2 gola në 7 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi.

Një tjetër problem për Betis është se Atletico nuk ka pësuar asnjë humbje në 12 ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër tyre në të gjitha kompeticionet. Ndërkohë, në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit që Betis ka luajtur në shtëpi, janë realizuar mbi 2.5 gola.

Pas fitores së djeshme të Real Madrid ndaj Sevilla, Atletico ka zbritur në vendin e katërt, vetëm 1 pikë larg “Los Blancos”, dhe do të bëjë gjithçka është e mundur për t’u kthyer sipër kushërinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat