Southampton-Arsenal, “shenjtorët” kanë marrë 1 pikë në 5 ndeshjet e fundit

Futboll

Southampton-Arsenal, “shenjtorët” kanë marrë 1 pikë në 5 ndeshjet e fundit

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 06:51
Arsenal

Arsenal, pas humbjes 3-1 të pësuar në shtëpi kundër Manchester United në javën e fundit të kampionatit, do të kërkojë të kthehet te fitorja në fushën e Southampton, takim i vlefshëm për javën e 16-të të Premier League. Londinezët do të paraqiten në këtë sfidë duke ditur se dy nga katër skuadrat që kanë përpara në renditje do të ndeshen mes tyre (Manchester United-Manchester City), ndërs Liverpool do të luajë derbin me Everton dhe Chelsea ka humbur derbin londinez me West Ham.

“Topçinjtë” morën një fitore bindëse 6-0 në mesjavë kundër BATE Borisov në Europa League. Kjo ka qenë edhe fitorja numër 700 e Arsene Wenger në drejtim të Arsenal. Gjithsesi, londinezët nuk janë paraqitur mirë në ndeshjet e luajtura në transfertë në këtë kampionat, me vetëm 7 pikë të grumbulluara në 5 takime. Lajmi i mirë është se gjashtë nga këto pikë kanë ardhur në tri ndeshjet e fundi.

Southampton, nga ana tjetër, po zhvillon një sezon zhgënjyes. Ata kanë grumbulluar 17 pikë nga 4 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje të marra në 15 javët e para.

Në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit, bardhekuqtë kanë arritur të marrin vetëm katër pikë: 1 fitore, 1 barazim, 3 humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat