Villarreal pret Barcelona-n e pamposhtur

Futboll

Villarreal pret Barcelona-n e pamposhtur

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 06:55
Messi

Barcelona, kryesuese e kampionatit spanjoll, do të luajë në fushën e Villarreal në javën e 15-të të La Liga-s. Vendasit nuk po kalojnë një moment aspak të mirë, duke parë se kanë marrë vetëm një pikë në tri ndeshjet e fundit të kampionatit, por Barcelona do të paraqitet në këtë sfidë pas dy barazimeve radhazi të marra në dy javët e fundit, kundër Valencia-s dhe Celta Vigo-s. Në ndeshjen e fundit të luajtur në shtëpi kundër Sevilla-s, Villarreal ka humbur 3-2 një ndeshje që ka ndërprerë dy ecuri: ka qenë humbja e tyre e parë në shtëpi e këtij sezoni dhe ka pësuar 3 gola për herë të parë në ndeshjet e këtij kampionati që ka luajtur në shtëpi. Barça, nga ana tjetër, do të paraqitet në këtë ndeshje pas fitores të marrë në mesjavë kundër Sporting Lisbonës, në javën e fundit të fazës me grupe të Champions League.

Shifra dhe Fakte
– Barcelona nuk ka humbur asnjë ndeshje zyrtare që nga Superkupa e Spanjës, e zhvilluar para fillimit të sezonit (22 ndeshje: 17 fitore, 5 barazime).
– Villarreal është mundur 1-0 të enjten në Europa League kundër Maçabi Tel Aviv. Ky ka qenë edhe goli i parë dhe i vetëm i Maçabi-t në Grupin A, të mbyllur në vendin e fundit.
– Barcelona ka shënuar të paktën 2 gola në 19 nga 21 ndeshjet e fundit të luajtura në kampionat.

– Villarreal ka shënuar të paktën dy gola në 11 nga 13 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi.
– Katalanasit janë të pamposhtur në 21 ndeshjet e fundit të kampionatit spanjoll dhe ka shënuar të paktën 2 gola në 6 nga 7 ndeshjet e fundit të luajtura kundër Villarreal në të gjitha kompeticionet.
– Villarreal nuk ka fituar asnjë nga 18 ndeshjet e fundit të luajtura kundër Barcelona-s në të gjitha kompeticionet dhe në 6 nga 7 sfidat e tyre të fundit kundër Barcelona-s, janë shënuar mbi 2.5 gola për ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat