“Jose Mourinho është një fitues, ashtu si unë”

Futboll

“Jose Mourinho është një fitues, ashtu si unë”

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 11:34
Jose Mourinho

Në prag të derbit të sotëm mes Manchester United dhe Manchester City, në fushë ka zbritur edhe kampioni i botës në peshat e rënda, britaniku Tyson Fury, tifoz i skuadrës së “djajve të kuq”. Ai ka vlerësuar trajnerit portugez Jose Mourinho, duke e cilësuar atë “fitues ashtu si unë”, që nuk ka nevojë për motivim ekstra për të fituar derbin.

“Unë shpresoj të jem në ndeshje edhe pse kam disa çështje për të zgjidhur. Të shohim se si do të shkojë ndeshja. Sa herë që jam i lirë unë shkoj të shoh United, por tani kam 4 fëmijë dhe më duhet të ndihmoj edhe në familje”, u shpreh Tyson Fury, që është në pritje të vendimit nga antidopingu javën e ardhshme për t’u rikthyer në ring.

Më tej, ish-kampioni i botës në peshat e rënda, shprehet se vjen shpesh në stadium për të mbështetur skuadrën e tij të zemrës. “Hera e fundit që kam qenë në “Old Trafford” ka ndodhur kur boksoi kushëriri im Hughie Fury. Ketë vit kemi zhvilluar shumë ndeshje të mira dhe kemi fituar mjaft takime derbi vitet e fundit. Por kjo është një ndeshje që nuk dua ta humbas dhe nëse do të kem mundësi do të ndihmoj skuadrën time”, u shpreh boksieri britanik Tyson Fury.

“Mourinho ka bërë një paraqitje të mirë me ekipin, është trajner i aftë. Ai mund të bëjë edhe më mirë, por i nevojitet pak kohë. Ai është si unë, është një fitues dhe nuk ka nevojë për frymëzim. Ai i dashuron skenat e mëdha”, tha Fury.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat