Kosova miqësore me Bullgarinë

Futboll

Kosova miqësore me Bullgarinë

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 13:27
Kosova U-19

Pasi që arriti kualifikimin në rrethin elitë, Kombëtarja U-19 e Kosovës është duke menduar seriozisht përgatitjen për garat e këtij rrethi, aq më parë që para disa ditëve ka mësuar edhe kundërshtarët e saj ku është në grup me Portugalinë si nikoqire, Republikën e Irlandës dhe Sllovakinë. Këto ndeshje janë paraparë të zhvillohen prej 21 deri më 27 mars, 2018 në Portugali. Së këndejmi në kuadër të përgatitjeve për këtë rreth të garave ditë më parë drejtori për marrëdhënie ndërkombëtare dhe ekipeve Kombëtare i FFK-së Artan Govori është takuar me Nikolay Lavchiev nga Departamenti për marrëdhënie ndërkombëtare i Federatës së Futbollit të Bullgarisë. Në këtë takim u bisedua për bashkëpunim të ndërsjellë dhe u arrit pajtueshmëri që Kombëtarja U-19 e Kosovës t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore që shërbejnë edhe si test, me Kombëtaren U-19 të Bullgarisë më 19 e 22 shkurt, 2018 në Bullgari. Po ashtu në një kohë tjetër të përshtatshme do të kemi edhe ndeshje kthyese në Kosovë. Këto ndeshje do ta ndihmojnë shumë Kombëtaren U-19 që të përgatitet sa më mirë për rrethin elitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat