Vokrri: Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Përparimit

Futboll

Vokrri: Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Përparimit

Nga: K.G. Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 13:39
Fadil Vokrri

Federata e Futbollit e Kosovës është e pikëlluar me vdekjen e ish gjyqtarit të mirënjohur të futbollit, Përparim Cërmjani. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Përparim Cërmjanit, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella.

Si futbollist e pastaj edhe si gjyqtar kontributi i Përparimit ishte jashtë zakonisht i madh në futbollin e Kosovës, sidomos pas pavarësimit duke kaluar nëpër shumë sfida.

Ishte i drejt i guximshëm dhe i papërkulur, ndaj gjithmonë do të kujtohet si i tillë. Në këto momente të vështira jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju”, thuhet në ngushëllimin e presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat