Nuk ndalet Ajeti, i afrohet kreut të listës së shënuesve në Zvicër

Futboll

Nuk ndalet Ajeti, i afrohet kreut të listës së shënuesve në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 15:39
Albian Ajeti

Sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti, vazhdon shkëlqimin në fanellën e kampionit në fuqi të Zvicrës, Baseli. Ai shënoi dy gola për fitoren e thellë të Baselit me rezultat 3:0 ndaj ish skuadrës së tij, St. Gallen. Ajeti dëshmoi lojë shumë të mirë së bashku me Taulant Xhakën.

Albian Ajeti (26’ e 52’) dhe Akanji (72) shënuan për fitoren bindëse të kampionit. Ajeti, golin e parë e shënoi nga afërsia me kokë, kurse të dytin nga rreth 16 metra, kur topi goditi shtyllën pingule të djathtë dhe futet në rrjetë, 2:0. Ai luajti titullar deri në minutën e 79-të, ndërsa tani është i dyti në listë të shënuesve me 8 gola, por ka një me pak Nsame i Young Boys dhe se Rapp i Thunit.  Burim Kukeli, Pajtim Kasami, të zhgënjyer lëshuan fushën, pasi që me skuadrën e tyre, Sioni, u mundën si vendas me 3:2 nga Thuni.

Për vendasit shënuan: Mboyo (3’ e 29’) dhe për Thunin: Costanzo (9’-nga penalltia), Gelmi (12’ e 45’).  Baseli renditet në vend të dytë me 35 pikë, kurse St. Gallen është i katërti me 24 sosh, ndërsa Sion është i fundit me 17 pikë pas 18 jave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat