Vdiq Halimi, ish futbollist

Futboll

Vdiq Halimi, ish futbollist

Nga: Aziz Zuka Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 15:58
Nexhat Halimi

Ka ndërruar jetë sot në orët e hershme të mëngjesit, në moshën 52 -vjeçare Nexhat Halimi, ish futbollist i Vllaznisë së Pozharanit, i cili një kohë të gjatë ishte edhe sekretar shumëvjeçar i Klubit.

Nexhati ishte njëri nga kontribuuesit më të mëdhenj të sportit,  ishte një sportist i vërtetë i cili kurrë dhe asnjëherë, pos në këto ditët e fundit nuk iu nda klubit të zemrës, Vllaznisë.

Halimi ka qenë pjesë e pandashme e KF Vllaznisë ku me vite të tëra ka qenë sekretar klubi, gjithashtu ka qenë një kohë të gjatë edhe gjyqtar i futbollit dhe delegat i licencuar nga FFK-ja. Halimi, u varros me nderime në varrezat e Pozharanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat