Pa fitues derbi i Liverpoolit

Futboll

Pa fitues derbi i Liverpoolit

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 17:06
Evertoni i gëzohet golit

Derbi i Liverpoolit nuk solli fitues. Liverpool – Everton, përfundoi me rezultat 1:1, në ndeshjen e javës së 16-të të Premier League në futboll. Në minutën e 42-të, Mohamed Salah, brenda 16-shit nga afërsia realizoi gol të bukur për Liverpoplin.

Evertoni barazoi përmes penalltisë, kur Wayne Rooney ka qenë i saktë dhe 1:1 pikërisht në minutën e 77-të.  

Pikë e madhe për Evertonin, e  cila tani për tani mban vendin e dhjetë me 19 pikë, kurse Liverpooli është i katërti me 30 sosh. Ndeshja u shikua në Anfield nga 58082 shikues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat